Qeveria ruse ka akuzuar Perëndimin për përfshirje në “Banditizëm ekonomik”, dhe ka paralajmëruar se Moska do t’i përgjigjet veprimeve të saj.
Deklarata u bë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i cili nuk specifikoi se cila mund të ishte përgjigja, por tha se do të ishte në përputhje me interesat ruse.
Deklarata vjen pasi qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, BE-së dhe SHBA-së vendosën sanksione të gjera kundër institucioneve ruse dhe miliarderëve që mendohet se janë afër Presidentit Putin.
Por Peskov tha se Rusia ishte shumë e madhe për t’u izoluar, pasi bota është shumë më e madhe se SHBA-ja dhe Evropa.
Pak ma parë, BBC raportoi gjithashtu se Zara do të mbyllë 502 dyqanet e saj në Rusi nesër , sipas pronarit të saj Inditex.
Biznesi global i modës do të mbyllë të gjitha dyqanet e tetë markave të tij: Zara, Pull & Bear, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Oysho, Zara Home dhe Uterqüe.
Ndërkohë, Samsung, furnizuesi kryesor i telefonave inteligjentë në Rusi, përpara Xiaomi dhe Apple, do të pezullojë dërgesat në vend “për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike”. Është e paqartë nëse dyqanet e Samsung do të mbyllen.
Dhe kompania e pagesave online Paypal gjithashtu ka mbyllur shërbimet në Rusi, duke dënuar “agresionin e dhunshëm ushtarak të vendit”. Ai thotë se do të mbështesë tërheqjet “për një periudhë kohore”.
Zyrtarët e qeverisë ukrainase i kishin bërë thirrje PayPal të largohej nga Rusia dhe t’i ndihmonte ata me mbledhjen e fondeve./albeu.com