Nuk kanë të ndalur sulmet ruse në Ukrainë. Këtë herë raketat e lëshuara nga Rusia goditën dy objekte industriale në Krevi i Ri, në Ukrainën qendrore, në orët e para të ditës së sotme , njoftoi kryetari i qytetit, Oleksandr Vilkul , ndërsa në Odesa u raportua një goditje nga një dron kamikaze me telekomandë.
Sipas zotit Vilkul, tre raketa goditën dy objekte industriale “që nuk kanë të bëjnë fare me ushtrinë” të Ukrainës, duke lënë të plagosur një 38-vjeçar.
“Dëmi është i madh ”, thuhet në një postim të kryebashkiakut në platformën Telegram.
Në qytetin e Odesës (në jug), një port me rëndësi strategjike, autoritetet raportuan se “të gjitha” UAV-të kamikaze ruse që fluturonin drejt rajonit u rrëzuan, gjithsej 18./albeu.com/