Duket se centrali bërthamor i Zaporizhzhia është në një rrezik të shtuar nga sulmet ruse.
Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria ruse goditi edhe një herë qytetin ukrainas të Nikopolit gjatë natës.
Guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko tha se forcat ruse goditën tre distriktet e Nikopol, Kryvoriz dhe Synelnykiv pranë uzinës bërthamore të Zaporizhzhia.
Në një përditësim të postuar në kanalin e tij zyrtar Telegram këtë mëngjes, Reznichenko tha: “Një natë granatimesh dhe viktimash. Nikopol u granatua me artileri tre herë gjatë natës. 42 predha ruse fluturuan në lagjet e banimit.
Në qytet, dy shtëpi u shkatërruan, pothuajse 50 u dëmtuan. Predhat e armikut dëmtuan një kopsht fëmijësh, dyqane, farmaci, markete, një gjykatë dhe një stacion autobusi. Granatimet shkaktuan pesë zjarre… Deri në 2,000 njerëz janë pa energji elektrike.”
Në distriktin Sinelnyk, thuhet se u shkatërrua një ndërmarrje bujqësore, si dhe një shkollë dhe një qendër kulturore”.