Rusët në ankth prej luftës, rrisin me 70 % shpenzimet për ilaçe për depresion

Hulumtimet kanë treguar se në 8 muajt e fundit të 2022 në Rusi, tregu i ilaçeve kundër depresionit është me ritme jashtëzakonisht të larta.

Shitjet e barnave kundër ankthit në Rusi janë rritur, sipas zyrtarëve perëndimorë, ndërsa realiteti i pushtimit të Ukrainës po lind.

Siç raporton DailyMail, rusët shpenzuan 70% më shumë për ilaçe kundër ankthit në tetë muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, pavarësisht se kaluan pjesën më të madhe të vitit 2021 në izolim për shkak të Covid.

Rusia është tani në muajin e nëntë të pushtimit të Ukrainës ndërsa lufta vazhdon. Kjo ka çuar në rritje të pakënaqësisë mes popullit rus dhe mes elitës pranë Putinit, të cilët duken gjithnjë e më të gatshëm për të shprehur pakënaqësinë e tyre publikisht.

Rusët nuk janë në favor të luftës, thanë zyrtarët për DailyMail, dhe elita është gjithnjë e më e shqetësuar për koston e bizneseve të tyre dhe perspektivën që fëmijët e tyre mund të thirren për të luftuar në vijën e parë.

Shtuar 3.11.2022 16:33