Rusët hakmerren për vajzën e mikut të Putinit, mesazh në predhat dhe granatat ndaj ukrainasve: Për Darya Dugina (VIDEO)

Pas vdekjes së vajzës së mikut të Putinit, duket se Rusët po hakmerren ndaj ukrainasve.

Trupat e presidentit rus Vladimir Putin janë filmuar duke shkruar “Për Darya Dugina” në predha dhe granata përpara se të gjuanin një breshëri municionesh ndaj forcave ukrainase, sipas Daily Mail.

Ushtarët rusë në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore shkruajtën në municione se kjo ishte ‘hakmarrja’ e tyre për Dugina, 29 vjeç, vajza e këshilltarit ‘guru’ të Putinit, i cili u vra nga një bombë në makinë.

Dugina, babai i të cilës Alexander Dugin është një ultranacionalist famëkeq, vdiq në një shpërthim në një autostradë pranë fshatit Bolshiye Vyazyomy pak jashtë kryeqytetit të shtunën.

Pas bombardimit, Kremlini njoftoi që Kievi kishte punësuar për vrasjen një nënë 43-vjeçare ukrainase që kishte udhëtuar në Rusi në mesin e muajit korrik, bashkë me vajzën e saj.

Por zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë besojnë se bomba në makinë ishte vendosur si pjesë e një operacioni nga forcat pro-Kremlinit me qëllim që të akuzojnë Ukrainën dhe të japin një justifikim për një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës.


Shtuar 27.08.2022 13:53