“Ruçin, uçin, Çuçin”, Berisha nuk i ndal gafat në Lezhë, e bën Bashën ministër të Ramës (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha gjendet në Lezhë mbrëmjen e sotme aty ku po mbahet edhe foltorja e radhës. Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri disa gafa në të folur duke shkaktuar edhe të qeshura në sallë.

Gjatë fjalës së tij në përpjekje për të sulmuar qeverinë e Ramës dhe me mendjen te Lulzim Basha, teksa ka përmendur ministrat e Brendshëm në radhë të Ramës, përmend emrin e kreut të PD në vend të Fatmir Xhafajt.

Berisha: Largohet Tahiri dhe sillet Basha, vëllau i cilit mori nga Habiljat drejtimit e trafiqeve në Vlorë.

Ish-drejtues i trafikut në Bolonja. Dhe pas tij na vejnë ministër, më falni për shprehjen skuthin e familjes, Ruçin, uçin, Çuçin.

Jemi vendi që në 5 vitet e fundit ka pasur spastrim etnik, të gjitha këto kanë ndodhur dhe për një arsye tjetër të ftohtë pasi PD nuk arriti të ishte në lartësinë e saj dhe për të larguar nga pushteti një anti-shqiptar.

Në 8 vite Edi Rama na mbylli dyert për integrimin në BE me murin e drogës dhe shndërrimin e vendit në vasal të Beogradit.

Pas Enver Hoxhës është trathtari më i madh i kombit shqiptar, ka rrethuar Kosovën me klika armiqësore që duan vetëm zhdukjen e saj.

Zotohemi se do të marrin të gjitha fund për një zhvillim të pandalshëm, garanton tregun. Për të realizuar këto duhet të ngremë shtëpinë tonë të shembur. /albeu.com/

 


Shtuar 29.10.2021 18:31