Ruçi zë ngushtë Ralf Gjonin: Po ç’kryq? Ti nuk je në asnjë listë!

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë mori fjalën deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni. Më 25 prill, ai u bëri thirrje shqiptarëve të bojkotojnë zgjedhjet dhe të vendosin në fletën e votimit një kryq të madh.

“Ky tjetri shkruan për misionin e tij si shëmbëlltyrë besnike e kurbanit të Ramës, qytetarë duhet ta dini se e vërteta është krejt ndryshe, misioni i tyre i përbashkët është t’ju bëjnë juve kurban për xhepat e tyre. Ndaj në 25 prill kryq fletës së votimit, kryq kësaj klase politike të paaftë e diletante…”-tha Gjoni.

Kësaj deklarate të fortë i është përgjigjur kryeparlamentari Gramoz Ruçi i cili i ka kujtuar atij që emri i tij nuk figuron në asnjë listë.

Gramoz Ruçi: Përshëndes që ke reflektuar nga seanca e parë që sot dole konform rregullores e përmbajtjes së ligjit.

Por është hera e dytë që e përsërit këtë kryq të gjithëve, po ja futi kryq të gjithëve elektorati ti s’e ke emrin gjëkundi që të lërë tyja, se kush do qeverisë këtu pastaja?

 


Shtuar 23.03.2021 11:45