Dy pronarë në Sarandë kanë çuar pas hekurave zyrtarin e Drejtorisë së Urbanistikë në Bashkinë e Sarandës Ariel Balani dhe inspektorin e IKMT-së Julian Preni.
Sipas SPAK, Balani u ka kërkuar dy shtetasve, S. D. dhe F. D., 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit për t’iu nxjerrë lejen e shfrytëzimit të plazhit.
Në muajin korrik të vitit 2021, Balani u ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtë mijë) Euro dhe kanë biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe ai ua ka kthyer paratë.
Gjithashtu nga hetimet rezulton se këta dy shtetas kanë pasur probeleme edhe në lidhje me një objekt të ndërtuar nga ata në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit.
“Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja në vitin 2019 subjekti “F. D.”, është proceduar me masë administrative. Në muajin mars të vitit 2020 shtetasi J. P. me detyrë inspektor i IKMT-së i ka kërkuar shtetasit F. D. shumën monetare 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, por pasi kanë negociuar ai i ka dhënë shtetasit J. P. shumën prej 3000 Euro dhe nuk i është prishur objekti në vitin 2020 edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT që prej muajit Shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT rezulton se objekti i shtetasit F. D. është prishur vetëm në datën 07.06.2021”, njofton SPAK.
Edhe ndaj inspektorit të IKMT, Jështë caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.