Rrugorët aksion në të gjithë vendin: 15 shoferë të arrestuar e mbi 2500 gjoba në 48 orët e fundit

Policia rrugore ka kryer disa kontrolle intensive në gjithë vendin nëpërmjet radarëve dhe droneve dhe gjendja është e frikshme. Rastet më të shpeshta ecin me shpejtësi ekstreme e disa shoferë kanë qënë edhe të dehur.

Vetëm 48 orët e fundit janë arrestuar 15 shoferë nga të cilët 9 kanë qënë pa patentë kurse 6 i jepnin makinës të dehur dhe mbi 132 leje drejtimi janë pezualluar për po të njejtat arsye.

Policia rrugore ka vendosur 2531 gjoba dhe në Tiranë F.K është përpjekur t’i japë rryshfet policëve duke u drejtuar një kartmonedhë 2000 lekëshe pasi është gjobitur për mosmbajtjen e rripit. Në prangat e policisë ka rënë dhe G.M, i cili shtë përpjekur t’i japë policisë patentën e dikujt tjetër dhe më pas në rajon kanë zbuluar ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Kukësit.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë Si rezultat i kontrolleve gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Isuf Elezi”, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Drejtuesi i mjetit, shtetasi F. K., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, pa kryer kontrollin teknik dhe pa siguracion, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës është konstatuar në rrugën “Kastriotët”, një drejtues mjeti që qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit. Pas ndalimit, drejtuesi i mjetit i ka paraqitur punonjësve të Policisë, një leje drejtimi që i përkiste një shtetasi tjetër. Pas shoqërimit në ambientet e Policisë dhe verifikimit të të dhënave rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi G. M. ishte person i shpallur në kërkim për llogari të DVP Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, Plagosja e lehtë me dashje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, shërbimet e Njësisë Operacionale për sigurinë e autostradës Milot-Morinë, kanë kapur në Skuraj, Kurbin, shtetasin I. N., duke transportuar me një automjet furgon, disa emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.