Moti i keq me dëborë ka lënë prej 12 orësh pa energji elektrike disa fshatra të Pogradecit. Gjithashtu bëhet me dije se është punuar dhe hapur tashmë rruga kryesore Golik-Vërri-Proptisht, aksi Proptisht-Slabinjë-Velçan dhe rruga Pogradec-Varret e Grekut-Trebinjë.
Po ashtu po vijon edhe në këto momente puna në aksin Qafë-Plloçë-Dardhas për hapjen totale të rrugës kryesore, ndërsa po punohet edhe në aksin Kakaç-Grunjas. Përgjatë ditës është punuar për hapjen dhe kriposjen rrugëve kryesore në njësitë Buçimas, Udënisht, Çerravë do vijohet edhe nesër me rrugët dytësore.