Aksidentohen dy makina në Elbasan – Peqin, plagosen lehtë dy persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin.  Dy automjete “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur fort me njëra-tjetrën, bën të ditur Abcnews.al.

Fatmirësisht ka përfunduar vetëm me dëmtime të lehta të anëtarëve të dy familjeve që udhëtonin në mjetet përkatëse.

Të lidhura

None found

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe një parakalim i gabuar. Sakaq, si pasojë e përplasjes është rënduar trafiku në këtë aks.


Shtuar 29.08.2021 20:52