Një banesë është përfshirë nga flaket në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe.
Sipas të dhënave zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje. Flakët janë përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, cili si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë ne spital.
Viktima po qëndronte në banesën e komshiut te tij. Grupi hetimore i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohe që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit.