Dy vatra zjarri janë aktive në sipërfaqet pyjore të Pukës. Zjarret janë shfaqur në pyjet pranë fshatit Kishagji dhe në pyjet e Buzhalës.
Mësohet se zjarri në Kishagji u shkaktua nga rrufeja gjatë mbrëmjes së kaluar, ndërsa në Buzhalë nuk dihen arsyet ende.
Raportohet se flakët në Kishagji të Pukës rrezikuan fshatin dhe ish-magazinat e rezervave të shtetit, por aktualisht janë vënë nën kontroll.
Në Buzhalë vijon puna për shuarjen e flakëve në pyje dhe nuk ka rrezik për banesat. Të angazhuar në shuarjeve e flakëve janë shërbimi zjarrfikës, ai pyjor dhe punonjësit e shërbimeve të bashkisë./Albeu.com/