Vijojnë replikat në rrjetet sociale mes aktorit Bes Kallaku dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjithçka ka nisur kur ky i fundit ka postuar në Instagramin e tij një video nga profili i Kallakut, ku shfaqet Bubqi nga hapësira.
Rama “e kritikoi” Besin se Bubqi është ‘citty’ dhe jo ‘country’. Ndërkohë, aktori e ka falenderuar për postimin, por ka theksuar me humor se nuk ka ujë dhe as drita.
“Flm qe mi paske bo repost postimit tim per Bubqin.
Ai eshte fshati me i bukur ne bote diten, se naten nuk shihet pasi ska drita. Uje jo e jo. Rroft pusi Ijes”, komentoi Besi./albeu.com/