Rrjeti i gjithi kundër Anës, Elgit Doda: Është bërë muzika si zyrë pune (FOTO LAJM)

Pas publikimit të këngës së parë nga ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi në rrjet kanë plasur komentet të cilat shfaqin pakënaqësi dhe neveri ndaj këngës.

Ajo ka treguar se kënga është diss për dikë dhe një pjesë e ndjekësve mendojnë se e ka për Sindin.

Ndërkohë, konkurrentja në fjalë e ka thumbuar Anën publikisht. Në një video live në Instagram Sindi shprehet se ajo nuk merr vesh nga rrepi, si dhe e ka ironizuar për anglishten.

“Ku merr vesh kjo nga rrepi m? Unë e shkruaj rrepin për 10 minuta, futem në studio e bëj këngën nga i pari te i fundit…më merren vesh të gjitha llafet në rrep, po të gjitha. “Big BURI” (qesh). S’ka gjë e ngatërrojmë içik me shqipen”, thotë Sindi .

Gjithashtu, producenti Elgit Doda ka ironizuar për herë të dytë “këngëtarët” e rinj të “Për’puthen”.

Ai ka treguar se vazhdon të mos jetë dakord me këto projekte, teksa shkruan në InstaStory:

“Është bërë muzika si zyrë pune, kush ka mbetur pa punë, futi një këngë. Bjere mbarë o Zot!”- shkruan ai me ironi në InstaStory.

Shtuar 17.05.2021 05:05