Rritja e rasteve të reja, Manastirliu: Zgjatet afati për ndalimin e grumbullimeve

Afati për grumbullimet në vende të hapura apo të mbyllura është zgjatur deri më 20 shtator, pas rritjes së rasteve me COVID-19 në vendin tonë.

Urdhri është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu edhe është publikuar në fletoren zyrtare.

Vendimi:

“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të  mbyllura apo të hapura”, të  ndryshuar në  mbështetje   të   nenit   102,   pika   4,   të   Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të  ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe  luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”,  të  udhëzimeve  të  Institutit  të  Shëndetit  Publik,  me   qëllim   mbrojtjen   e   shëndetit   të   popullatës   nga    infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe  në  zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për  Infeksionin  e  Përhapur  nga  Coronavirusi  i  ri.

URDHËRO J:  Në  urdhrin   nr.633,   datë   17.11.2020,   “Për    ndalimin  e  grumbullimeve  në  vende  të  mbyllura   apo  të  hapura” ,  të  ndryshuar,  bëhet  ndryshimi  si  vijon: 1.  Në  pikën  1  të  urdhrit ,  togfjalëshi  “deri  në   datën   6.9.2021”   zëvendësohet   me   togfjalëshin   “deri në datën 20. 9.2021”.

Ky urdhër  hyn  në  fuqi  menjëherë  dhe  botohet   në Fletoren Zyrtare./albeu.com


Shtuar 17.09.2021 12:54