Rritja e rasteve me Covid-19, Braçe apel qytetarëve: Vaksinohuni, mund të infektohesh kudo dhe kurdo

Teksa numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve është rritur, zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë apel për qytetarët që të vaksinohen pasi mund të infektohen kudo. Sipas tij, vetëm kështu mund t’i përgjigjemi rritjes së infektimeve.

Me nisjen e ditëve të hapura të vaksinimit, Braçe ka bërë dhe një bilanc të numrit të personave që janë vaksinuar ditën e sotme, ku përkatësisht 118 qytetarë janë vaksinuar në Divjakë dhe 307 në Lushnjë.”Vaksinohu tani! Sot- deri tani në Divjakë arritëm në 118 vaksinime, në Lushnjë arritëm në 307 vaksinime. Shumë mirë e në rritje nga dje.

Por pak sërish. Ndërkohë që dita shënoi rritje të infektimeve, duhet patjetër t’i përgjigjemi shpejt me rritje të vaksinimeve.

Mos e neglizho! Mund të infektohesh kudo dhe kurdo nëse nuk je vaksinuar! Virusi po qarkullon vetëm mes të pavaksinuarve”, shkruan Braçe.

 


Shtuar 20.07.2021 20:43