Rritja e pensioneve/ Sa lekë do përfitojnë të moshuarit

Qeveria shqiptare, ka bërë të ditur se do të ketë një indeksim për pensionistët. Ky indeksim është interpretuar në forma të ndryshme, ku një pjesë mendojnë se është rritje për moshën e tretë dhe një pjesë mendojnë se është mbështetje për të mos ulur konsumin familjar.

I këtij mendimi ka qenë edhe ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, e cila ishte e ftuar në emisionin “7pa5, ku ka folur me detaje për këtë çështje.

Ajo tha se indeksimi është detyrim ligjor të cilën qeveria po e zbaton, duke theksuar se kjo nuk quhet një rritje për të moshuarit.

Ajo më tej duke iu referuar edhe deklaratave nga qeveria se sa do të jetë indeksimi, bëri me dije se në xhepat e pensionistëve do të hyjnë vetëm 5 mijë lekë të vjetra, ç`ka është shumë pak në krahasim me çmimet e produkteve të shportës.

“Kemi të bëjmë me rritjen epagave të pushgtetit vendor dhe kjo ishte e protshme. U oremntua një pagë 900 euro si pagë për pushtetin vendor dhe jo si mesatare e pagës.

Ajo që është detyrim ligjor është indeksim i pensioneve. Indeksim do të thotë të ulësh fuqinë blerëse. Indeksimi nuk sjell mirëqenie, por çdo rritje të mbështetet që të mos ulet niveli i konsumi familjar por pensionistët të marrin të njëjtat produkte si një vit më parë.

Nuk ka ende një vendim se sa do jetë masa e indeksimit. Ka që në korrik që po diskutohet një gjë e tillë. Indeksimi është bërë gjithmonë në muajin prill. Mendohet të jetë në kufijtë 3,4 apo 5 % që në vlerë monetare do të thotë 5 mijë lekë të vjetra.

Ne kemi rritje pensione, nëse vlera do të jetë mbi indeksimin. Pagat në sektorin publik nuk janë rritur prej vitesh dhe kjo u përkthye në një rritje më të lartë”, shprehet Nunaj.


Shtuar 13.09.2024 09:37