Rritet numri i viktimave nga sulmi rus në Dnipro, 30 të vrarë deri tani

Këshilltarja e guvernatorit rajonal të Dnipro, Natalia Babachenko, ka thënë se 30 persona u konfirmuan të vdekur deri më tani pasi një kompleks apartamentesh në qytetin Dnipro u godit gjatë një sulmi të madh me raketa ruse.

Më shumë se 30 janë në spital, duke përfshirë 12 në gjendje të rëndë, tha Babachenko.

Midis 30 deri në 40 njerëz mund të jenë ende të bllokuar nën mbeturina, shtoi ajo. /albeu.com


Shtuar 15.01.2023 19:26