Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë

Banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Turqi po jetojnë momente tragjike, pasi tashmë janë përballur me reshjet e dendura të orëve të fundit që kanë shkaktuar përmbytje dhe vdekjen e të paktën dhjetë personave, mes tyre një  fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Zonat më të goditura ishin Sanliurfa, ku humbën jetën katër persona dhe Antiyaman, ku një person humbi jetën nga përmbytjet. Siç u bë e ditur, katër të vdekurit në Sanliurfa humbën jetën në një nënkalim të përmbytur.


Pesë të tjerë të vdekur u gjetën në një apartament nëntokësor në rrethin Tadogan. Sipas raporteve, bëhet fjalë për pesë sirianë të cilët u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit. /albeu.com


Shtuar 15.03.2023 14:45