Rritet numri i të huajve që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, India e Filipinet në krye të aplikimeve

Numri i shtetasve të huaj që disponojnë leje qëndrimi në Shqipëri u rrit ndjeshëm gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në fund të vitit ishin 32,163 persona, një shifër 47% më e lartë se ajo e vitit 2024.

Shtetasit europianë vijojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të të huajve me leje qëndrimi. Në vitin 2025, numri i tyre ishte rreth 17 mijë, ose 53% e totalit, pasi u rrit me 18.5% brenda një viti.

Të lidhura

None found

Rritjen më të madhe e kanë shënuar shtetasit nga Azia. Ata arritën në rreth 10 mijë persona, duke shënuar një zgjerim prej 118% krahasuar me vitin paraardhës. Ndërsa shtetasit nga Amerika, Afrika dhe Oqeania arritën në rreth 5,250 persona, ose 73% më shumë se në vitin 2024.

Puna është arsyeja kryesore që i sjell të huajt në Shqipëri. Lejet e qëndrimit për këtë qëllim përbëjnë 55% të totalit. Në vijim renditet bashkimi familjar me 20%, arsyet humanitare me 8% dhe studimet me 3%.

Edhe numri i kërkesave të reja për leje qëndrimi u rrit gjatë vitit 2025. Në raport me vitin 2024, aplikimet shënuan një rritje prej 44%.

Mes shtetasve që kanë aplikuar më shumë dallohen ata nga India dhe Filipinet, të cilët regjistruan rritje të fortë sipas të dhënave të INSTAT. Ky zhvillim lidhet kryesisht me nevojën e shtuar të bizneseve shqiptare për fuqi punëtore në shërbime, akomodim dhe punë shtëpiake, ku përfshihen kamarierët, punonjësit e pastrimit, kujdestarët e fëmijëve dhe të moshuarve.

Njëkohësisht me shtimin e personave me leje qëndrimi, është rritur edhe numri i rasteve të qëndrimit të parregullt. Në vitin 2025 u evidentuan 1,900 shtetas të huaj në situatë të parregullt, nga 1,540 të tillë në vitin 2024.

Shifrat tregojnë se meshkujt përbëjnë 65% të të huajve me leje qëndrimi, ndërsa femrat 35%. Grupmosha më e pranishme është ajo 30–39 vjeç, me 25% të totalit.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetMarsbahisligobetcasibomHoliganbetcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş