Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është zgjuar me bregdetin e Shëngjinit.
Me anë të një postimi në Facebook është shprehur se bregdeti i Shëngjinit këtë vit ka pasur më shumë se kurrë më parë turistë shqiptarë dhe të huaj.
“Mirëmëngjes, dhe me bregdetin e Shëngjinit, një model i konsoliduar pastërtie falë përkushtimit e këmbënguljes së kryetarit të Bashkisë së Lezhës, ku këtë verë ka më shumë se kurrë më parë turistë shqiptarë e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në Facebook.