Rritet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës merr vendim: Ky çmim do të jetë i njëjtë deri në këtë datë

Çmimi I naftës ka pësuar sërish rritje dhe lajmin e ka bërë të ditur zyrtarisht Bordi i Transaprencës.

Bordi i Transparencës në datë 21 mars 2022, në mbledhjen e tij të radhës, vendosi:

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 216 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 199 lekë/liter.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 22 mars -23 mars 2022, të  jetë 221 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 22 mars-23 mars 2022,  të  jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 22 mars-23 mars 2022,  të jetë 93  lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 22 Mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme e këtij Bordi do jetë ditën e Mërkurë, datë 23.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ./albeu.com/