Teksa dita e Shën Valentinit po afrohet, ankthi tek luleshitësit britanikë po rritet, e kjo për shkak të kostove më të larta dhe vonesave më të mëdha që priten.
“Dita e Shën Valentinit është padyshim periudha më e ngarkuar e vitit për ne dhe madje që tani jemi shumë të zënë. Ne presim të shesim rreth 7,000 trëndafila të kuq gjatë ditës së Shën Valentinit”.
Aktulisht, një buqetë me trëndafila të kuq kushton 40 Paund, por deri në vitin e ardhshëm çmimi i tyre pritet të shkojë 50 Paund.
Rritja e kostove vjen si rezultat i shtimit të kontrolleve kufitare për lulet, të cilat eksportohen nga Holanda.
Qeveria britanike, thotë se po punon me bizneset për të siguruar që futja e kontrolleve të shkojë pa probleme.
Megjithatë, bizneset duke filluar nga luleshitësit janë të shqetësuar.
“Unë mendoj se klientët do të blejnë më pak, dhe po shohim ndryshimet në sasinë e luleve që qytetarët blejnë.
Sigurisht, kostoja e jetesës po rritet. Njerëzit ende vijnë, blejnë lule, por ata blejnë buqeta më të vogla”.
Shumë biznese në Britaninë e Madhe, ankohen për faktin se burokracitë doganore janë gjithnjë në rritje.