Rriten tensionet në Azi, 22 avionë kinezë “rrethojnë” Tajvanin

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar mëngjesin e së shtunës se të paktën 22 avionë kinezë kanë fluturuar për disa orë rreth ishullit të Tajvanit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Taipei.

“Ne kemi arritur të zbulojnë të paktën 22 avionë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, të cilët kanë fluturuar rreth ishullit në orët e para të së shtunës”, thuhet në njoftim.

Më herët, liderit kinez Xi Jinping, është shprehur se ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm, duke përsëritur në këtë mënyrë qëndrimin e mbajtur prej kohësh të Pekinit për demokracinë e ishullit të vetëqeverisur.

Partia Komuniste e Kinës e pretendon Tajvanin si territorin e saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë. Zyrtarët kinezë thonë se synojnë një ribashkim paqësor, por nuk e kanë përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit.


Shtuar 27.04.2024 08:42