Rriten temperaturat, si do të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë në të gjithë territorin, më të dukshme vranësirat do të jenë në gjysmën lindore të vendit por pa rrezikuar rreshje. Mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në territor por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur  vlerat ditore nga 0 deri 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vranësirat të dendura dhe reshje shiu kanë DOMINUAR Pjesërisht Europën Qëndrore dhe kryesisht Veriore. Gjithashtu dhe Lindja e kontinentit paraqitet me reshje shiu. NDERSA kthjellime dhe vranësira të lehta DOMINOJNE pjesën më të madhe të kontinentit Europian.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët në territorin e kosovës por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin. Këto kushte të motit vijojnë edhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Mv do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradites POR mesdita sjellë shpeshtim të  vranësirave në zonat lindore edhe pse nuk priten reshje.


Shtuar 27.03.2021 08:07

Tags: