Rriten rastet me COVID-19 në Kosovë, një humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një rast vdekje.

Ndërkohë nga 3,760 testime të kryera 1,390 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në raportin e Ministrisë bëhet e ditur se janë shëruar 871 persona, ndërsa janë dhënë 218 vaksina.

Në total numri i vaksinave të administruara janë 1,833,336.

Ndërsa, Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një apel për qytetarët, duke kërkuar bartjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinimin./albeu.com

Shtuar 22.07.2022 15:33