Një 52-vjeçar, banues në Durrës, ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për dhunë në familje.
Shtetasi në fjalë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin:
G. S., 52 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç./albeu.com/