Pas majmunit të Sarandës, i cili u bë i njohur në rrjet pasi rrahu policët, një tjetër majmun u bë gjithashtu i famshëm për ushtrim dhune, por këtë herë ai ishte me origjinë japoneze.
Pak ditë më parë në mediat botërore u bë lajm se një majmun prej disa javësh terrorizonte qytetarët në Japoni, duke lënë 50 persona të plagosur pas sulmeve që ushtronte mbi ta.
Majmuni dhunues u konsiderua mjaft i rrezikshëm nga ana e autoriteteve japoneze, ndërsa një ditë më parë ai është gjetur dhe është vrarë.
Majmuni i kapur u vlerësua të ishte katër vjeç dhe ishte rreth gjysmë metri i gjatë (1ft 7 inç).
Majmuni i cili i përket racës së Makakëve, është mjaft i zakonshëm në Japoni. BBC raporton se dhe pas ekzekutimit të majmunit që sulmonte njerëzit, janë raportuar sërish sulme të tjera ndaj qytetarëve, mes tyre edhe fëmijë të vegjël, të cilët kanë shenja gërvishtjesh në trup.