Rrëzoi avionin rus 74 mln £ me një pushkë, pensionistit ukrainas i jepet medalje (VIDEO)

Një pensionist ukrainas qëlloi një avion rus Su-34 me pushkë, duke e rrëzuar në tokë.

Lidhur me këtë goditje të veçantë, ai u nderua me një medalje.

Të lidhura

None found

Valeriy Fedorovych hapi zjarr kur avioni armik 74 milion paund fluturoi lart në Chernhiv, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës, shkruan Daily mail.

Shërbimi Kufitar Shtetëror e nderoi pensionistin dhe përshëndeti ‘heroizmin’ e tij duke i dhënë një medalje.

Pamjet e shpërndara nga agjencia tregojnë Fedorovych duke ecur me një pushkë të vendosur mbi supe nëpër qytetin e shkatërruar kryesisht nga bombardimet ruse.

Ai mori disa nga mbeturinat e avionit të rrëzuar dhe i mban ato në garazhin e tij.

Pensionisti është një nga historitë e shumta të trimërisë që shumë civilë ukrainas kanë treguar për tu mbrojtur ndaj pushtimit rus./albeu.com/