Rrëzohet një dron i mbushur me eksploziv pranë Moskës

Një dron i mbushur me eksploziv ra në një pyll afër Moskës, njoftoi sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Sipas një burimi në forcat e rendit, droni u zbulua dje dhe ishte ndarë në gjysmë.

Media ruse Baza raportoi se dyshohet se bëhej fjalë për një dron të prodhuar nga Ukraina, i cili ishte rrëzuar sepse kishte mbetur pa karburant.

Raportohet se droni u gjet nga një grua vendase pranë shtëpisë së saj.

Kievi nuk ka komentuar mbi incidentin./albeu.com


Shtuar 24.04.2023 13:47