Është rrëzuar kërkesa e 28 deputetëve të PD-së për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
78 deputetë në Kuvend votuan kundër shkarkimit, 3 pro, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.
Në raportin e firmosur dhe dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit, nga 28 deputetë demokratë u dhanë disa pika mbi të cilat referohej kërkesa e tyre.
Sipas PD-së, Nikolla nuk ka respektuar procedurat parlamentare, duke shkelur kështu Kushtetutën, me mohimin e të drejtës së fjalës për opozitën.
Në seancën e sotme parlamentare, Nikolla iu përgjigj demokratëve dhe tha se ajo gjithmonë ka ndjekur një politikë me të gjithë deputetët pavarësisht përkatësisë politik
/albeu.com/