Rrëzohet helikopteri i policisë në Turqi, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Një helikopter policie që i përkiste Departamentit të Policisë në Gaziantep, u rrëzua në një zonë rurale në rrethin Nurdağı. Sipas raportimeve të medieve turke, shefi i policisë pilot Cemil Gylen dhe piloti tjetër Levent Öztürk, të cilët ndodheshin në helikopterin e rrëzuar, humbën jetën, ndërsa një teknik u plagos.

Pilotët dhe tekniku i plagosur, janë nxjerrë nga rrënojat si rezultat i punës së ekipeve dhe janë dërguar në spitalin e qytetit të Gaziantepit.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, që zona e aksidentit është rrethuar nga xhandarmëria, një grup ekspertësh ka nisur punën.

Aksidenti ka ndodhur në orën 22:49 pranë fshatit Kartal në rrethin Nurdağı.

Pas humbjes së komunikimit me helikopterin, banorët e fshatit Kartal në rrethin Nurdağı, raportuan se një helikopter ishte rrëzuar.

Fshatarët që shkuan në zonë hasën në rrënojat e helikopterit, i cili u rrëzua afërsisht 6 kilometra larg.

Më pas në rajon janë dërguar ekipe policie, xhandarmërie, AFAD, UMKE dhe zjarrfikëse.

Nga këqyrja e ekipeve u konstatua se 2 pilotët kishin humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tekniku kishte mbetur i plagosur.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e dy pilotëve.

“Ngushëllimet e mia për kombin tonë. Dy pilotët tanë në helikopterin tonë, ranë dëshmorë dhe tekniku ynë u plagos. Zoti i mëshiroftë heronjtë tanë, i shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre, Kombit tonë të dashur dhe Drejtorisë sonë të Policisë, u lartësofshin dëshmorët tanë, i uroj shërim të shpejtë policit tonë të plagosur”.


Shtuar më 4.02.2024 08:53

grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetmarsbahisgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurance4115 marsbahisjojobet girişjojobetjojobet4115 marsbahistaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino