Rrëzohet aeroplani ushtarak në Filipine, vdesin 50 persona

50 njerëz kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plgosur, pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak në Filipine.

Avioni Lockheed C-130 kishte në bord 96 persona kur tejkaloi një pistë në aeroportin Jolo në provincën Sulu të dielën.

Shumica e viktimave ishin personel ushtarak, por tre civilë humbën jetën gjithashtu, tha ministria e mbrojtjes.

Një zëdhënës nga Forcat e Armatosura të Filipineve tha se po kërkonin regjistruesin e të dhënave të fluturimit për të zbuluar pse saktësisht aeroplani mund të ishte rrëzuar./albeu.com

Shtuar 5.07.2021 09:50