Dy persona kanë mbetur të lënduar nga rrëzimi i aeroplanit në lagjen Shtoj të Ulqinit.
Këtë e kanë konfirmuar për “Vijesti” nga Qendra Operative dhe Komunikuese e Drejtorisë së Policisë.
Një person ka marrë plagë të rënda, ndërsa tjetri është plagosur lehtë.
Sipas informacioneve, ka mbetur i plagosur piloti dhe një person tjetër që ndodhej me të në avionin e vogël turistik. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Avioni që u rrëzua po çonte turistët në një turne ajror të përditshëm në bregdetin e Ulqinit.