Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, ka thënë se ajo mbetet “plotësisht e përkushtuar” ndaj politikës së dëbimit të azilkërkuesve në Ruandë, pavarësisht se Gjykata e Apelit mëngjesin e sotëm e hodhi poshtë si vendim, duke e cilësuar si veprim të paligjshëm.
Në një deklaratë, Braverman tha: “Populli britanik dëshiron të ndalojë anijet. Po ashtu dhe qeveria. Për ta çuar në vend ëtë gjë, unë jam e vendosur të mos hedh asnjë hap pas”.
“Ne kemi nevojë për zgjidhje inovative për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave të kontrabandës së njerëzve, prandaj kemi krijuar këtë partneritet me Ruandën. Gjykata e Apelit ka qenë e qartë se politika e zhvendosjes së azilkërkuesve në një vend të tretë të sigurt për shqyrtimin e kërkesave të tyre është në përputhje me Konventën për Refugjatët. Ndërsa jemi të zhgënjyer me vendimin e tyre në lidhje me sistemin e azilit të Ruandës, unë do të kërkoj leje për ta apeluar këtë. Mbetem plotësisht e përkushtuar ndaj kësaj politike ashtu si qeveria e Ruandës”, tha më tej ajo./albeu.com