Rrëzimi i avionit në Greqi, ajri toksik detyron banorët të mbajnë maska, izolohet zona

Grupet e ngritura po vazhdojnë kërkimet në të gjithë zonën ku u rrëzua avioni ushtarak i prodhimit ukrainas.

Avioni u rrëzua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:45 në Kavalla Greqi, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 8 persona të ekuipazhit në bord.

Avioni nisur nga Serbia për Jordani me municione, ndërkohë autoritete greke janë vënë në gatishmëri për kontrollin e rrezikshmërisë që paraqet zona për banorët, pasi ekziston mundësia për shpërpëthime të reja të municioneve.

Ndërsa ajri në zonë është bërë toksik, me autoritetet vendase që kanë rekomanduar banorët e zonë të mbajnë maska dje të qëndrojnë brenda shtëpive, pa hapur dyer e dritare.
Gjithashtu në orët në vijim pritet të njoftohet nëse fshati ku ra avioni di të evakuohet ose jo.

Protothema.gr raporton një kompani speciale ushtarake po largohet nga Athina me një Chinook për të marrë pjesë në hetime.

Kjo është kompania speciale e mbrojtjes kimike biologjike bërthamore ndërdegë e GEETHA 14 anëtarësh , personeli i e së cilës do të hetojnë zonën ku ndodhi aksidenti.

Për momentin, deri në mbërritjen e ekipit special të Forcave të Armatosura, askush nuk mund të hyjë në zonën e bllokuar në një rreze prej të paktën 500 metrash.
Shërbimi Zjarrfikës raporton se rreth avionit ka një ngarkesë të lartë pirotermale.

Njëkohësisht, që nga rënia e shtyllave të tensionit të lartë, përveç problemit të krijuar në furnizimin me energji elektrike, problem ka edhe furnizimi me ujë të zonës më të gjerë, pasi stacionet e pompimit nuk furnizohen me energji elektrike .

Avioni fatal i mallrave, i cili ishte ukrainas dhe i përkiste kompanisë Meridian, ishte nisur pasditen e djeshme nga qyteti i Nishit të Serbisë, me destinacion Jordaninë. Gjatë fluturimit, megjithatë, ai pësoi një dëm teknik në FIR të Athinës dhe sipas komandantit të AAC-së Georgios Dritsakos , piloti donte të bënte një ulje emergjente, por nuk ia doli.