Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Kuvend për interpelancë urgjente me Ministrin e Energjisë, duke ngritur shqetësime mbi rrezikun e një krize të mundshme energjetike në vend.
Në kërkesën e dorëzuar nga deputetët demokratë, theksohet nevoja për transparencë lidhur me masat që janë marrë deri më tani për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike, si dhe për sigurimin e rezervave të nevojshme të karburantit.
Të lidhura
None found
Sipas opozitës, situata aktuale kërkon sqarime të menjëhershme nga qeveria, sidomos në kushtet e pasigurive në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ndikimit të tyre në ekonominë vendase.

