Rreziku në Detin e Zi, minat e luftës mund të dalin në breg

Zyrtarët ushtarakë kanë paralajmëruar komunitetet rreth qendrës kryesore të portit detar të Ukrainës, Odesa, se ekziston një rrezik i lartë që minat detare të lëvizin të dalin në breg.

Edhe pse minat e epokës sovjetike janë të ankoruara, ato mund të lirohen në një stuhi dhe të rrëmbehen nga rryma.

“Ekziston një probabilitet i lartë që minat detare të thyejnë spirancat e tyre dhe të dalin në breg, si dhe të lëvizin përgjatë bregdetit,” tha Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake të Odesa.

“Që nga marsi i vitit të kaluar, Rusia ka vazhduar të përdorë mina kundër anijeve në spiranca si një armë të padrejtuar kundër Ukrainës”, shtoi ai.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për përdorimin e minave në brigjet e Ukrainës, duke parandaluar lundrimin e sigurt në rajon. /albeu.com


Shtuar 14.02.2023 09:58