Personi që shihni në foto është trafikanti Enea Sulejmani, i cili u kap mbrëmjen e djeshme, duke transportuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë në Tiranë.
Në momentin e ndalimit, Enea Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e shërbimit të policisë.
Në kushtet e vetëmbrojtjes, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës.
Pas ngjarjes, i riu u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës dhe sipas mjekëve nuk ka probleme për jetën.
Raportohet se Enea Sulejmani është kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. Sakaq, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, janë dy personat e tjerë të arrestuar bashkë me Sulejmanin.