“Rreth 2 mijë serb janë larguar nga veriu”, gazetari tregon ç’po ndodh në Kosovë

Gazetari Milaim Zeka tha se rreth 2000 shtetas serbë janë evakuuar nga veriu i Kosovës, pas tensioneve të fundit në kufi.

“Gjendja nuk është aq dramatike, sa paraqitet nga ana e mediave serbe dhe nga ana e Vuçiç. Është gjendje  e tensionuar, por janë tri ndërtesa të larta të banuara me shqiptarë dhe serbë. Tani këto tri banesa të larta janë të zbrazua nga banorët serbë. Dikur rreth 1800-2000 mijë banorë janë evakuuar serbë, gra, pleq dhe fëmijë. Forcat e errëta serbe janë duke përgatitur ndonjë luftë civile”, tha Zeka.

Ai komentoi edhe qëndrimet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ku tha se kanë rënë në kurthin e Vuçiç.

“E vetmja kartë që është duke luajtur Vuçiç është karta e dialogut. Vjosa Osmani dhe Kurti kanë rënë në kurthin e Vuçiç, duke përdorur të njëjtën gjuhë ofenduese kërcënuese jo me Beogradin por me ndërkombëtarët. Ai është duke bërë dialog me Brukselin dhe Uashingtonin dhe jo me Kurtin”, tha ai.