Moti i keq ka sjellë probleme në lagjen më të vjetër të Delvinës, Beqirefend, ku janë shënuar rrëshqitje dheu pranë zonave të banuara.
Sipas banorëve, reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë bërë që dheu nga kodra mbi lagje të rrëshqasë, duke u afruar pranë mureve rrethuese dhe oborreve të disa shtëpive.
Aktualisht, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
Banorët janë shprehur për mediat se situata mbetet e paqëndrueshme, pasi toka është e ngopur me ujë dhe ekziston rreziku i rrëshqitjeve të tjera nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet.
Paraditen e sotme, janë konstatuar lëvizje të mëtejshme të dheut në zonë
