Festim Bexhdili, kopshtari i resortit ku u mbajt dhe më pas u zhduk Jan Prenga ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Sipas SPAK, 30-vjeçari, me profesion kopshtar në resortin “Golden” dyshohet se ka marrë furgonin nga ambjentet e resortit së bashku me trupin e dyshuar si të pajetë dhe e ka transportuar jashtë ambjenteve ku dyshohet se e ka fshehur kufomën.
Bexhdili është dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO, teksa Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas ankimimit të dënimit nga kopshtari la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Kujtojmë se Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz. Më pas ai u nxor pa i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng, brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.
Ngjarja ku humbi jetën Jan Prenga lidhet me të shkuarën kriminale të vëllait të viktimës në Britani, ku bëhet fjalë për një sasi prej 300 kg kokainë, që ai nuk e ka dorëzuar te grupi i trafikantëve./albeu.com/