Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 63-vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje.
Arrestimi i tij u bë i mundur pas denoncimit të nënës së tij të moshuar.
83-vjeçarja denoncoi se ishte dhunuar nga i biri. Ajo gjithashtu tha se edhe nusja kishte rënë pre e dhunës të së birit.
Pasi i ka rrahur, 63-vjeçari i ka kërcënuar se do t’i nxirrte nga banesa ku jetonin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mashkullorë./Albeu.com