Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Ai gjithashtu e ka kanosur atë me thikë.
“Nga specilaistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com