Rregullat e “arta”, çfarë duhet të bëni kur bie tërmet

Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit është goditur nga disa tërmete të njëpasnjëshme, ku më i forti ishte mbrëmjen e kaluar me magnitudë 4.7.

Por çfarë duhet të bëjmë dhe si të veprojmë në rastet kur ka goditje tërmeti dhe ndodhesh brenda në shtëpi?

Asgjë nuk është e pamundur nëse tregoheni vigjilentë dhe të mbani mend të paktën 10 rregulla të emergjencës.

1 – Informohu

Informohuni mbi klasifikimin sizmik ku ndodhet vendi ku jeton. Duhet të dish se si të ndërtosh një ndërtesë që i reziston lëkundjeve të mëdha sizmike. Përveç kësaj duhet të dish se ku ndodhen rubinetët e gazit, ujit apo qarkut elektrik. Gjatë një tërmeti mund të pësojnë dëme dhe duhet të dish ku të vendosësh duart.

2 – Mos vendosni objekte të rënda në rafte

Nëse jetoni në një zonë me aktivitet të lartë fizik, është mirë që objekte të rënda të mos i vendosni nëpër rafte, apo dollapë, për shkak se mund të bien gjatë lëkundjeve dhe bëhen mjaft të rrezikshme. Gjithashtu mobiljet e rënda duhet të fiksohen në mur pasi mund tu bien sipër.

3 – Kutia e ndihmës së shpejtë

Është shumë e rëndësishme të mbani në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë ku të keni vendosur dhe një elektrik dore, pasi gjatë tërmeteve të fuqishëm ka mungesë të energjisë elektrike. Të gjithë anëtarët e familjes duhet të dinë se ku ndodhen këto objekte.

4 – Qëndroni poshtë dyerve

Kjo është një gjë që dihet, por gjithsesi duhet zbatuar. Gjatë një tërmeti, nëse ndodheni në një vend të mbyllur qëndroni poshtë dyerve dhe mundësisht afër një kolone betoni. Edhe trarët e çative ju mbrojnë nga një shembje e mundshme.

5 – Futuni poshtë tavolinës

Gjatë tërmetit është e rrezikshme të qëndroni pranë objekteve që lëvizin, pasi mund t’iu bien sipër, kështu që mund të futeni dhe poshtë tavolinës.

6 – Mos vraponi drejt shkallëve, apo ashensorit

Në të vërtetë shkallët janë pjesa më e dobët e një ndërtese, por nga frika njerëzit tentojnë të dalin menjëherë nga banesa. Madje edhe ashensori nuk duhet të përdoret pasi bllokohet.

7 – Largohuni nga objektet në ndërtim

8 – Qëndroni larg liqeneve, plazheve dhe urave

9 – Mos përdorni telefonin apo makinën

10 – Mos jini kureshtarë për të parë gjithçka

Qëndroni në çadrat e ngritura nga grupet e emergjencave dhe jo duke u endur vërdallë për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm. Pra, mos jini kureshtar.


Shtuar 16.01.2023 17:32