Rrëfehet Florian Markut: Si më mashtruan në Angli për t’u bërë boksier i njohur, do hap palestra me mbiemrin tim

Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, ka treguar vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij në karrierën e boksit profesionist.

Marku tha se para disa vitesh kishte rënë pre e një mashtrimi për të ikur dhe për të nisur karrierën në Angli.

“Më thanë, më ftuan në Angli, eja se do i kesh të gjitha gati. Shtëpi, makinë, dhe palestër. Kur arrita në Angli, çdo gjë ishte mashtrim. Shkova e takova promotorë, por askush nuk besonte. Më pas gjeta dikë, dhe ia mbusha mendjen. Aty u mblodhën 2 mijë veta. Pati sukses. Kudo ku jam ndeshur, e kanë mbushur shqiptarët plot ambientet. Asgjë nuk është fat në jetë, do shumë punë dhe sakrifica. Askush nuk është rastësisht aty, duhet shumë mund. O e meritojë unë, o se meriton askush. Ju se dini se ça kam arritur. Dashuria e madhe që kam për sportin, më ka bërë të jem këtu ku jam. I them të gjithë të rinjve që duan një sport, kurrë mos u dorëzoni. Me ndihmën e kryeministrit dhe kryebashkiakut, do hapim palestra në të gjithë vendin me mbiemrin Marku”, tha ai.

Komentet Marku i ka bërë gjatë ceremonisë së dhënies së titullit “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, ku tregoi detaje nga jeta e tij./albeu.com/