Rrëfehet Blerina Gjylameti, kjo ka qenë sakrifica më e madhe për bashkëshortin

Pjesë e rubrikës “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë deputetja e Ps-së Blerina Gjylameti së bashku me gjysmën e saj më të mirë, bashkëshortin. Si rrallë herë ata kanë folur për lidhjen e tyre, dashurinë 25-vjeçare dhe shumë aspekte të tjera private dhe profesionale. E pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se cila është sakrifica më e madhe që ajo ka bërë për Kostën, Blerina shprehet se ndërrimi i mbiemrit.

Ardit Gjebrea: Kosta cila ka qenë sakrifica më e madhe që ke bërë për Blerinën?

Kosta: Që jam sot këtu.

Ardit Gjebrea: Ti nuk ke dalë asnjëherë, nuk ke qenë në ndonjë program televiziv?

Kosta:  Ja ku jam sot.

Blerina Gjylameti: Jo para dritave, është pas kuintave dhe jo nën ndriçimin e skenës.

Ardit Gjebrea: Po ti Blerin cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për Kostën?

Blerina Gjylameti: Ndryshimi i mbiemrit. Unë e kam menduar gjithmonë shumë parimisht që ndryshimi i mbiemrit të bën të mos ekzistosh më, pra deri në momentin që ne u celebruam, kisha një mbiemër tjetër dhe mendoja se nuk do të ekzistoja më, ishte mbiemri Maçolli kështu që e kisha vendosur që nuk do e ndryshoja dhe e ndryshova më pas. Ishte momenti që pyesin kë mbiemër do marrësh dhe që në atë moment thashë mbiemrin tim.

Ardit Gjebrea: Çfarë bëri Kosta?

Blerina Gjylameti: Nuk bëri asnjë gjë, por babai i Kostës u ndje pak keq sepse mua më kanë konsideruar si një vajzë dhe me zor prisnin që familja e tyre të shtohej me një vajzë tjetër, por unë e kisha në parim jo ndryshimin e mbiemrit. Pasi e pashë që u mërzitën shumë dhe më pas Kosta më kërkoi që unë të shkoja drejt atij dhe të merrja këtë vendim të ndryshimit të mbiemrit dhe e ndryshova të nesërmen.


Shtuar 28.03.2021 02:03