Rrëfehet Basha: Nuk kam humbur asnjë garë në jetë, por ja pse ndodhi kështu (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka paraqitur faktet që sipas tij shkaktuan humbjen e thëllë të zgjedhjeve.

Basha tha së në zgjedhje kanë marrë pjesë vetëm 30 % e votuesve, pra sipas tij vetëm administrata shtetërore.

Sipas Bashës, nëse zgjedhjet do të ishin të lira dhe të ndershme, Partia Demokratike do të kishte fituar bindshëm.

Ai hodhi akuza edhe mbi kundërshtarët e PD-së, që sipas tij janë munduar të hedhin baltë dhe të denigrojnë Partinë Demokratike.

Kryedemokrati tha gjithashtu se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.

“Koha për konkluzione nuk është sot se një ndër gabimet që ne bëjmë është se në fillim duhet që të bëjmë analizën. 30% tregojnë bjerrjen e procesit zgjedhor përshpejtimi i reformës zgjedhore dhe lufta ndaj korrupsionit janë dy nisma për të cilat ne nuk duhet që të
Reformimi i PD-së ka filluar dhe do të bëhet në çdo nivel. Jam i gatshëm të jap gjithçka për të vazhduar dhe për të udhëhequr reformimin e Partisë Demokratike.PD-ja nuk është pronë personale. Propagandës dua ti them se nuk kam humbur asnjë garë por po flasim për masakra zgjedhore. Në veçanti në këtë betejë dhe në ketë dy plane beteje është rikthimi i besimit tek shqiptarët’, ka thënë Basha./albeu.com/

Shtuar 7.03.2022 11:59