Rrebeshe shiu e acar! Shihni hartën LIVE dhe zbuloni kur do të goditet nga stuhiu vendi ynë

Janë rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë dhe temperaturat e ulëta.

Sic mund ta shihni edhe në hartën LIVE, si pasojë e një rryme që po vjen nga Adriatiku, Shqipëria e mesme, por edhe Jugu do të jenë në kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje kalimtare që pasdite do të zhvendosen në drejtim të veriut.

Nesër do të ketë reshje më intensive në Jug dhe Veri. Të dielën thuajse i gjithë territori do të jetë i përfshirë nga stuhia.

Në 27 dhe 28 Dhjetor moti i keq do të kulmojë. Më pas moti do të qetësohet për ta pritur Vitin e Ri pa reshje shiu dhe dëbore. /albeu.com/

 


Shtuar 24.12.2021 19:23